Shqipëria 27 vite anëtare e KiE/ Nikolla thirrje shteteve anëtare: Pranoni edhe Kosovën

Shqipëria 27 vite anëtare e KiE/ Nikolla thirrje shteteve anëtare: Pranoni edhe Kosovën

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla kujtoi sot ditën e anëtarësimit me të drejta të plotë të Shqipërisë në Këshillin e Evropës.

Ajo thekson se Shqipëria për 27 vjet si anëtare me të të drejta të plota e Këshillit të Evropës, ka shënuar arritje të rëndësishme.

Sot, 27 vjet nga pranimi i Shqipëria si anëtare me të drejta të plota e Këshillit të Evropës. Gjatë këtyre viteve, Shqipëria ka shënuar arritje të rëndësishme në konsolidimin e institucioneve demokratike, shtetit të së drejtës dhe respektimin e të drejtave të njeriut. 

Reformat e rëndësishme që kemi ndërmarrë, sidomos reforma në sistemin e drejtësisë, po kontribuojnë në avancimin për zbatimin e këtyre standardeve.

Po ashtu, Nikolla i bën thirrje shteteve anëtare të Këshillit të Evropës për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

Në këtë ditë të shënuar, Shqipëria u bën thirrje shteteve anëtare të Këshillit të Evropës  për pranimin e Republikës së Kosovës në këtë organizatë të rëndësishme për mbrojtjen dhe zhvillimin e parimeve të lirisë dhe  demokracisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy