Rakipi: Laj-thaj me Arben Ahmetajn për çdo krizë, kjo është qesharake

Rakipi: Laj-thaj me Arben Ahmetajn për çdo krizë, kjo është qesharake

Gazetari Ylli Rakipi thotë se në Shqipëri nuk mund të zgjidhjen problemet duke caktuar Arben Ahmetajn, sa herë ndodhin fatkeqësi dhe se kjo nuk është një mënyrë serioze, për të përballuar problemet e rënda. Në një intervistë për TvT, Rakipi tha se duhet të respektohen institucionet dhe se “laj-thaj me Arbenin”, është më shumë qesharake, se sa produktive.

"Janë habitur edhe të huajt, kam dëgjuar që duan ndihmën e Edi Ramës, për të patur një njeri të ngjashëm me Ahmetajn, sepse ai është ministri i Tërmetit, ministri i Koronavirusit, po të ndodhë ndonjë përmbytje larg qoftë, se tani kështu kanë filluar fatkeqësitë këto dy vitet e fundit, mund të jetë edhe i përmbytjeve edhe i zjarreve.
“Laj-thaj” me Ahmetajn, është më shumë një shfaqje qesharake, se sa një përpjekje serioze për të ndërtuar institucionet, për të respektuar ekspertët që janë me shumicë, mjekët e mirë dhe të sakrificës që ka ky vend, por jo idenë se, po ra e keqja në këtë vend, merr Arbenin dhe u zgjidh", tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy