
Kryeministri Edi Rama nuk ndalet duke treguar rasteve ku sipas tij është abuzuar me ndihmën ekonomike duke iu përgjigjur edhe kreut demokrat ku ditën e sotme nga Vora i hodha akuza qeverisë për heqjen nga lista të mira familjeve. Por Rama përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, të shoqëruar me një foto të ndarë në dy pjesë, tregohen qartë kushtet në të cilat ndodheshin të dyja familjet në Has.
"Lart, vila 3 katëshe e I.U në Has që deri dje merrte çdo muaj ndihmë ekonomike dhe poshtë shtëpia e R.B po në Has që nuk përfitonte ndihmë ekonomike. Me skemën e re, I.U është përjashtuar dhe R.B është përfshirë në skemë. Fotot tregojnë qartë se cila nga kwto dy familje është më në nevojë", shkruan Rama.
Sipas tij që po kryhen të gjitha verifikimet e nevojshme për të rivlerësuar çdo familje të hyrë apo të dalë nga skema e ndihmës ekonomike, bashkive u është dyfishuar fondi, nga 3% në 6%, për të përfshirë në skemë familjet realisht në nevojë dhe që nuk përfitojnë nga skema kombëtare.



