Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar sot shpërndarjen e fondit që do t’u shkojë partive politike për fushatë për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Gjatë mbledhjes së KQZ-së, kreu i saj Ilirjan Celibashi bëri të ditur se nga shuma 1.3 milionë euro në total, 44 milionë lekë do të shkojnë për "Partinë Socialiste" të Edi Ramës.
"Partia Demokratike" e Berishës do të marrë 44 milionë lekë, "Partia e Lirisë" drejtuar nga Ilir Meta do të marrë 9 milionë lekë, "Partia Social Demokrate" e Tom Doshit do të marrë 3 milion lekë, "Partia Republikane" do të marrë 2.6 milionë lekë dhe "Partia Për Drejtësi, Integrim dhe Unitet" do të marrë 1.7 milionë lekë. Më pas pjesa e mbetur do të shkojë për subjektet e tjera zgjedhore.
Më konkretisht: "Lëvizja për Zhvillim Kombëtar" do të marrë 890 mijë lekë, Partia "Bashkimi për të Drejtat e Njeriut" do të marrë 890 mijë lekë, "Partia Agrare Ambjentaliste" do të marrë 890 mijë lekë, Partia "Lëvizja e Legalitetit" do të marrë 890 mijë lekë dhe "Nisma Thurje" do të marrë 860 mijë lekë.
Në total alokohen 131.201.816 lekë, ku shumën më të madhe e merr PS me 65.291.390 lekë ndërsa PD 44.818.545 lekë.
Nr Partia Politike Totali i përfituar / Lekë
1. Partia Demokratike (PD) 44.818.545
2.Partia Republikane (PR) 2.689.112,70
3.Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) 896.370,90
4.Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) 65.291.390
5.Partia e Lirisë (PL) 9.140.730
6.Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (P.D.I.U) 1.792.735
7. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) 896.370,90
8. Partia Agrare Ambjentaliste (PAA) 896.370,90
9.Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) 896.370,90
10. Partia Socialdemokrate (PSD) 3.015.375
11. Partia Nisma Thurje (NISMA) 868.445
TOTALI 131.201.816



