Rama: Përmbytjet ishin më të rënda para disa vitesh (VIDEO)

Rama: Përmbytjet ishin më të rënda para disa vitesh (VIDEO)

Kryeministri Rama e ka nisur ditën me një video të disa viteve më parë nga përmbytjet në Fier, duke bërë një krahasim me situatën e ditëve të fundit. Rama shkruan se vite më parë, mijëra shtëpi zhyteshin në ujë e mijëra krerë bagëti ngordhnin, ndërsa tani sipas tij situata është më e mirë.

Mirëmëngjes dhe me keto sekonda kujtesëfreskuese nga zemra e Fierit (për të gjithë ata të cilëve problematika e derisotme me reshjet intensive nga veriu në jug, u duket si përmbytjet e qametshme të së shkuarës, kur Shqipëria s'kishte një kanal të pastruar nga plehrat dhe mijëra shtëpi zhyteshin në ujë, mijëra krerë bagëti ngordhnin e mijëra familje bllokoheshin brenda apo kalonin netë me radhë nëpër palestra shkollash - çka do kishte ndodhur edhe këto ditë nëse kilometra të pafundme kanalesh kulluese s'do ishin pastruar vit pas viti dhe s'do ishin rindërtuar a riparuar argjinaturat), ju uroj një të dielë të qetë”, shkruan Rama në postimin e tij.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy