Senatori amerikan Daines viziton Shqipërinë, takime me zyrtarë të lartë të shtetit

Senatori amerikan Daines viziton Shqipërinë, takime me zyrtarë të lartë të shtetit

Senatori i Shteteve të Bashkuara nga Montana, Steve Daines po viziton Shqipërinë këtë javë si pjesë e një turi rajonal të fokusuar tek stabiliteti, siguria energjetike dhe konflikti në zhvillim në Ukrainë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë bën të ditur se, gjatë vizitës së tij në Shqipëri, ai u takua me ambasadoren Yuri Kim, ndërsa pritet të takohet me Kryeministrin Rama, Presidentin Bajram Begaj, ministren e Jashtme, Olta Xhaçka dhe udhëheqës të tjerë politikë.

Senatori Daines do të vizitojë gjithashtu Bazën Ajrore të Kuçovës, e cila do të marrë mbi 58 milion dollarë fonde nga NATO për të modernizuar bazën për të mbështetur transportin ajror të NATO-s, logjistikën, policimin ajror dhe trajnimin.

Senatori Daines shërben në Komitetin e Financave të Senatit, Komitetin për Çështjet Bankare, Strehimin dhe Çështjet Urbane, Komitetin e Energjisë dhe Burimeve Natyrore dhe Komitetin e Senatit për Çështjet Indiane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy