Kadilli kritika Bashës: Brenda pak kohe dolën 4 subjekte politike

Kadilli kritika Bashës: Brenda pak kohe dolën 4 subjekte politike

Kandidati për kryetar të PD-së, Fatbardh Kadilli pasditen e sotme zhvilloi një takim me anëtarë të së djathtës shqiptare në degën Nr. 9 në Tiranë, ku akuzoi Lulzim Bashën për çarjen e partisë, nga e cila brenda pak kohe dolën 4 subjekte.

Nga kjo parti kanë dalë 4 parti të vogla, nuk ka rëndësi kush e ka fajin, por që prodhuan 20 mijë vota, po t’i kishim ne? Rezultati do të ishte ndryshe. Plus nuk u mobilizua gjithë partia në garë, kryetarë, ish-kryetarë degësh apo drejtues dhe ish-drejtues që nuk u mobilizuan, e gjithë fushata ishte mobilizuar te Lul Basha” tha ai.

Rivali i Bashës kishte kritika edhe për strategjinë e protestave. “Kur u tremb Edi Rama? Kur dolën studentët, nuk i nxorëm ne, dolën vetë, por ishin edhe tanët. Për fat të keq ata që i nxirrnin ishin marksistë, më keq se socialistët për ne.

Edhe kur vajti te teatri, Bashën e përzunë në fillim. Edhe kur vajtën tanët te protesta për armët kimike na përzunë, i gjuajtën me shihe. Ai që thotë do ta rrëzojmë me protesta, stina e protestave, të gjitha janë gënjeshtra për të mbajtur partinë në gjendje lufte, që askush të mos mendojë të zëvendësojë kryetarin” tha ai.

Kadilli duke iu referuar dorëzimit të listave në minutën e fundit u shpreh se kjo gjë duhet do të ndryshojë nëse do të zgjidhet ai në krye të PD-së. “Nuk ka përse të lihen në minutën e fundit. Edhe për bashkitë. Kandidati për Bashkinë e Tiranës duhet të jetë përcaktuar maksimumi në janar” theksoi ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy