
Partia Demokratike ka reaguar në orët e vona të mbrëmjes së të hënës ndaj një lajmi të publikuar në media sipas të cilave ishte gati një draft-marrëveshje nga opozita për t’i dhënë fund protestave.
Nga Partia Demokratike, këtë e konsiderojnë si një lajm të mediave qeveritare, dhe si i tillë është një produkt i propagandës mashtruese të Edi Ramës.
“PD dhe opozita e bashkuar ka publikuar zyrtarisht 10 detyrat e qeverisë tranzitore. Ky është i vetmi qëndrim zyrtar, së bashku me kërkesën e pa negociueshme për largimin e Edi Ramës dhe krijimin e qeverisë tranzitore për zgjedhje. Parlamenti dhe qeveria aktuale janë ilegjitime”, thonë nga PD.



