Meta: Rama e ka të vështirë të bashkëjetojë në harmoni me demokracinë

Meta: Rama e ka të vështirë të bashkëjetojë në harmoni me demokracinë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë një interviste për televizionin shtetëror të Estonisë, ka folur lidhur me situatën politike në Shqipëri, ecurinë e procesit të integrimit, si dhe marrëdhënien me kryeministrin Rama. Teksa foli për procesin e negociatave, Kreu i Shtetit u shpreh se Holanda dhe Franca duhet të ndjekin shembullin e Gjermanisë. Më tej, Meta shtoi se zgjerimi i BE me vendet e Ballkanit do të ishte një investim për qëndrueshmërinë dhe sigurinë e këtij rajoni.

“Do të sugjeroja që këto vende duhet të ndjekin shembullin e Gjermanisë, nëse ende do të kenë një dozë skepticizmi apo rezerva për çështje të caktuara. Mendoj se Bundestagu mori një vendim tepër të drejtë dhe të arsyeshëm për t’i thënë “Po!” hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, por gjithashtu duke pasur një udhërrëfyes të qartë se si do të vazhdojë më tej ky proces”, tha Meta.

Gjithashtu, Meta u pyet edhe për mënyrën se si merret vesh me kryeministrin Edi Rama. Ai u shpreh se kryeministri Rama nganjëherë e ka të vështirë për të bashkëjetuar në harmoni me demokracinë. “Me të jam në rregull dhe nuk kam probleme. Nganjëherë ai ka vështirësi për të bashkëjetuar në harmoni me demokracinë, me pluralizimin politik dhe me zgjedhjet e lira e të ndershme, por këto janë themelet për një vend demokratik dhe evropian”, u shpreh Presidenti Meta.

Ndërsa u pyet në lidhje me Gjykatën Kushtetuese, kreu i shtetit theksoi që kjo gjykatë do të ngrihet në muajt e ardhshëm, si dhe ajo do të marrë vendimet e duhura e të drejta.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy