Pasivizimi i adresave/ Shqiptarët e Luginës protestojnë kundër diskriminimit nga Beogradi

Pasivizimi i adresave/ Shqiptarët e Luginës protestojnë kundër diskriminimit nga Beogradi

Shqiptarët e Luginës së Preshevës sot protestojnë në Bujanoc kundër diskriminimit nga Sebia.

Protesta ishte paralajmëruar nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, siç është thënë për shkak të diskriminimit me pasivizimin e adresave nga Serbia.

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në protestë. 
Protesta në sheshin e Bujanocit është paraparë të nisë në orën 11:00. 

Të dashur qytetarë të Komunës së Preshevës, Të nderuar shqiptarë të Luginës, Kanë mbetur edhe pak orë nga PROTESTA. Protestë për drejtësi, barazi. Kundër shtypjes, diskriminimit e shkeljes që na bëhet nga Beogradi.

Të dalim bashkë, pa dallim. Të ngrisim zërin tonë. Për IDENTITET e DINJITET. Zërin e shqiptarëve të diskriminuar. Takohemi nesër në ora 11:00 në Sheshin e Bujanocit. 

Javë më parë, Komisioni Evropian dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, shprehën shqetësimin për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës nga autoritetet e Serbisë.

Sipas autoriteteve shqiptare në Luginë, deri më tash janë pasivizuar rreth 6 mijë adresa në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Në regjistrimin e fundit të popullsisë në Serbi, kanë dalë rreth 62 mijë shqiptarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy