
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka prezantuar në Lushnje kandidatin për zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Lushnjes, Elton Banon. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se kjo lëvizje politike do të sjellë ndryshimin duke renditur edhe disa arritje të Shqipërisë që kanë ardhur si pasojë e ndryshimit.
“Këto votime duhet të shënojnë atë moment që është më jetik sot për çdo shqitar që do të jetojë në këtë vend, për çdo qytetar, për çdo fermer të Lushnjes dhe mbarë Shqipërisë. Duhet të shënojë ndryshimin. Për ne shqiptarët, asgjë më të bekuar nuk ka dhe nuk mund të ketë se sa ndryshimi. Imagjinoni, kam ardhur këtu në vitin ’92 si President Republike, unë dilja para jush dhe shkoja në kancelaritë e Europës dhe të botës një president me rrogë 16 Dollarë në muaj dhe ndryshimin që shënuam së bashku e solli që në vitin 2013 ne shqiptarët njerëzit që kishim rroga dhe të ardhura të barabarta me Ugandën, te kemi rrogat mesatare më të mëdha në rajon. Ndryshimi bëri të mundur ne që në vitin 2005 kishin që 18 mijë kilometra rrugë inventar gjithsej 2400 kilometra të asfaltuara, të asfaltojmë në 8 vite 11 mijë kilometra rrugë.
Ndryshimi bëri të mundur që ne vendi më i izoluar i Europës të anëtarësohemi në NATO, në Këshillin e Europës, të ecim të sigurtë drejt BE dhe të fitojmë lëvizjen e lirë. Shqipëria ka nevojë për votën tuaj që të firmosni ndryshimin. Ndryshimi është sot i nevojshëm për çdo shqiptar aq sa është ajri i nevojshëm për zogjtë që të fluturojnë. Ne duhet të fluturojmë. Këto 8 vite u instalua një regjim iu cili nuk përfill asnjë nga interesat tuaja. U instalua një regjim arrogant pa lidhje me qytetarin, taksat tuaja, djersa dhe mundi juaj nuk u përdor për rritjen e rrogave tuaja. Ndaj dhe ne në 8 vite u rrokullisëm në vendin me rrogat më të ulëta në rajon. Kjo do të thotë dëshpërim, kjo do të thotë njerëzit të largohen. Unë e kam lehtë t’u them se midis Elton Banos dhe përfaqësues socialiste apo të Lul bravës është dallimi si nata me ditën. Mund t’ju numëroj ju këtu të gjitha aktet korruptive të Bashkisë së Lushnjes, e kryetarit dhe nënkryetarëve me radhë. Por çështja është më e madhe, për mbarë kombin dhe Shqipërinë. Lushnja duhet të jetë në krye të kësaj përpjekje për ndryshimin. Cili është premtimi ynë? Ndryshimi është premtimi ynë. Ju garantoj që djali juaj që doli me një procedurë të lirisë, me primare, nuk është propozuar nga askush nga sipër, e kanë propozuar demokratët e Lushnjes dhe në votimet e tjera bashkë me ta do votojnë edhe qytetarët e Lushnjes”, u shpreh Sali Berisha.
Më tej, Sali Berisha deklaroi se Taulant Balla bën fushatë politike në Lushnje për kandidatin e Lulzim Bashës.
“Lulzim brava i cili ishte zotuar se do mbrojë votën tuaj, në mënyrën më të pabesë tradhtoi votën tuaj. Në vend se të na thërriste të gjithëve të dilnim në shesh të mbushnim rrugën e Tiranës, vrapoi pas karriges së tij. Dua t’i them pak, dua t’iu pyes pak qytetarët e Lushnjes, a mundet ky njeri që i detyron ekzistencën politike Edi Ramës, të luftojë Edi Ramën? Edi Rama i ka dhënë atij vulën me policë, i dha atij logon e PD me policë dhe e rrëmbyen. Ai ka vendosur shpirtin e tij, logon e grabitur të partisë dhe vulën e saj krejtësisht në dispozicion të Edi Ramës. Ndaj dhe çdo votë për kandidatin e tij, i cili, unë nuk e njoh dhe s’merrem me të fare, por ta dini në qoftë se apo primaret ishin të hapur për çdo anëtar të PD të Lushnjes pa përjashtim dhe kërkonin vetëm një gjë, guximin dhe besimin te vota e lirë. Ata të cilët nuk patën kurajën por në vend të votës së anëtarësisë preferuan emërimin e Lul bravës, le të dëgjojnë tani dërdëllitjet e Taulant begoyaris që vjen dhe bën fushatë për ta, vjen dhe bën fushatën e tyre. Nuk vjen të bëjë fushatë për veten e tij se e di që është aq i diskretituar, tani ai bën fushatë për Lul bravën dhe kandidatin e tij. A mundet të përfaqësojë interesat tuaja? Kurrën e kurrës”, deklaroi Sali Berisha.



