Përleshja në parlament, Zogaj: Skena të përsëritura, opozita duhet të kishte nxjerrë mësime nga aktet e saj

Përleshja në parlament, Zogaj: Skena të përsëritura, opozita duhet të kishte nxjerrë mësime nga aktet e saj

Analisti Preç Zogaj i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar tensionin e ndodhur pasditen e sotme në Kuvend, ku përveç toneve të larta të zërit pati dhe dhunë fizike.

Ai tha se këto pamje nuk janë aspak të reja, madje i ka konsideruar të vjetra, ndërsa theksoi se opozitës në këto kushte ku ndodhet sot duhet të luftonte për foltoren nëse do kishte diçka për të thënë dhe jo ta bllokonte atë.

Duket dhe nga skena janë ngjarje që kanë gjithmonë nevojë për të ditur më shumë sepse në pamje të jashtme janë skena të përsëritura dhe ne i kemi përdorur dhe tingëllojnë si e vjetër.

Tek ne opozita e sotme mendoj unë e ka konsumuar pa sukses radikalizmin në ekstrem por nuk ka nxjerr asgjë, duhet të nxjerrë të paktën një mësim nga ato që ka bërë sepse ka bërë akte ekstreme dhe në parlament dhe nga kjo pikëpamje nuk gjykoj se kush e ka fajin, por në thelb mendoj se opozitës i intereson të flasë, ta marrë foltoren dhe durimi nuk është shumë i dëmshëm.

Një opozitë që ka vërtetë diçka për të thënë duhet të synojë ti thotë ato dhe ta lejojë seancën, ndërsa këtu ndodh e kundërta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy