Bejko: Opozita nuk e ka seriozisht kur kërkon shkarkimin e Veliajt (VIDEO)

Bejko: Opozita nuk e ka seriozisht kur kërkon shkarkimin e Veliajt (VIDEO)

Analisti Roland Bejko thotë se opozita nuk e ka aspak seriozisht kërkesën për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në studion e MCN, Bejko tha se opozita duhet të ketë koherencë dhe seriozitet në një kërkesë të tillë. 

 

Opozita nuk e ka seriozisht kërkesën për shkarkimin e Veliajt. Berisha po del dhe kërkon që t’i sigurohen të drejtat në burg Veliaj. Berisha ngriti pretendime që nuk i kam dëgjuar nga avokati i zotit Veliaj. Edhe ata këshilltarë të opozitës që kërkuan të shkarkohej zoti Veliaj kërkuan që të merret në shqyrtim gjendja në të cilën është bashkia sot. Kryeministri është futur në territorin e pushtetit vendor. Në këto kushte, opozitës i takon që ta kërkojë dorëheqjen e Veliajt, por duhet të ketë koherencë dhe seriozitet. 

 

Edi Rama nëse e shikon që i krijohet kosto politike, do ta shkarkojë vetë Veliajn. Ka edhe një arsye tjetër. Duke parë që opozita është e shkërmoqur, nëse do ta marrë bashkinë, do ta çojë atë në zgjedhje të parakohshme. 

 

Lidhur me hetimet ndaj kryebashkiakut Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Bejko tha se bashkëpunëtorja në këtë dosje do ta rëndojë pozitën e të akuzuarve.  

Kur ka bashkëpunëtorë, hetimi bëhet më i lehtë. Hetimi do të shkojë më thellë sepse një bashkëpunëtor i afërt që flet, e rëndon pozitën e të pandehurit. Deri tani ka rezultuar që e ka rënduar pozitën. Edi Rama ka ndërtuar një sistem të korruptuar. Dhe ky sistem është në gjendje t’i korruptojë të gjithë. Ai niset me idenë që do të pasurohet shpejt, do të bëjë një pasuri që nuk e kanë bërë të tjerët në breza. 

 

Në këtë sistem, që të marrësh një leje zhvillimi duhet të falesh te qeveria dhe natyrisht që zgjedhin të bashkëpunojnë me qeverinë dhe anëtarët e saj në të gjithë dimensionet.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy