Dita Botërore e Shtypit, Kim: Roli i medias, parësor që lufta kundër korrupsionit të ketë sukses

Dita Botërore e Shtypit, Kim: Roli i medias, parësor që lufta kundër korrupsionit të ketë sukses

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, SHBA-të kanë theksuar edhe njëherë mbështetjen e tyre për gazetarët e pavarur që përpiqen të zbulojnë të vërtetën.

Me një postim në Facebook, Ambasada e SHBA shkruan se roli i medias është parësor që lufta kundër korrupsionit të ketë sukses.

Po ashtu SHBA dënon sulmet ndaj gazetarëve të cilët kërkojnë të raportojnë në mënyrë të pavarur.

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Shtetet e Bashkuara ritheksojnë mbështetjen e tyre të palëkundur për gazetarët e pavarur të cilët përpiqen të zbulojnë dhe të përcjellin të vërtetën, të luajnë rolin e tyre mbikëqyrës në një mënyrë të përgjegjshme dhe të punojnë në një mjedis pa përndjekje, frikësime dhe vetëcensurë. Javën e kaluar, Ambasadorja Yuri Kim u takua me gazetarët Edmond Hoxhaj (BIRN Albania) dhe Isa Myzyraj (Ora News) për të shprehur mbështetjen e palëkundur për gazetarët e pavarur dhe për të dënuar sulmet direkte dhe indirekte ndaj gazetarëve të cilët kërkojnë të raportojnë në mënyrë të pavarur dhe të saktë. Që lufta kundër korrupsionit të ketë sukses dhe pandëshkueshmëria të përfundojë, roli që. ka një media e fortë dhe e pavarur është parësor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy