
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është marrë vendim për shkarkimin e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla.
Ky vendim vjen pas arrestimit të pak ditëve më parë të Allës dhe zyrtarëve të tjerë të bashkisë Bulqizë, të akuzuar për shkelje të procedurës së prokurimit publik lidhur me ujësjellësin.
Vendim
për shkarkimin nga detyra të kryetarit të bashkisë Bulqizë, z. Lefter Alla
Në mbështetje të neneve 100 e 115, pika 1, të Kushtetutës, dhe të shkronjës “a”, të nenit 62, të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Shkarkimin nga detyra, për shkak të shkeljeve të rënda, të kryetarit të Bashkisë Bulqizë, z. Lefter Alla.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU



