Deputetja Jorida Tabaku kërkoi në seancën e sotme të Kuvendit rishikim të projektvendimit mbi ngritjen e komisionit të posaçëm për dezinformimin. Ajo theksoi se duhet një konsultim mes dy grupeve parlamentare, Bardhi dhe Çuçi, dhe të adresohen shqetësimet mbi lirinë e medias.
I kam nisur një shkresë ministrit të jashtëm dhe kam qenë duke pritur përgjigje në lidhje me memorandumin e nënshkruar me SHBA-në për këtë çështje. Kjo është një çështje shumë e rëndësishme që nuk duhet politizuar dhe kisha pritur që në këtë komksion palët të uleshin, duke patur parasysh edhe çështjen sensitive të dezinformimim. Disa shoqata dhe organizata të shoqërisë civile dhe lirisë së medias kanë ngritur shqetësimin sa i përket fushës së veprimit të këtij komisioni. Unë besoj se ky Parlament ka pasur boll komisione qesharake.
Është e udhës që për këtë komision palët të diskutojnë bashkë, pa cenuar atë vijën e hollë të lirisë së medias. Ky projektvednim duhet rishikuar nga kolegë që kanë eksperiencë, duhen parë edhe vendimi i PE, balanca që është ruajtur atje në përfaqësim, për të pasur sigurinë maksimale që ky komision që e ka veprimtarinë deri ditën e zgjedhjeve, do jetë ekskluzivisht për ndërhyrjet e huaja, për të menaxhuar sulmet dhe ndërhyrjet në procese të tjera demokratike të vendit. Kërkoj që vendimi të konsultohet me dy grupet parlamentare për një përfaqësim të drejtë, po për të ruajtur edhe shqetësimet sa i përket lirisë së medias”.



