Manja: Kemi blinduar në kodin zgjedhor respektimin e kuotës 30%, zonjat e kanë garën me njëra-tjetrën

Manja: Kemi blinduar në kodin zgjedhor respektimin e kuotës 30%, zonjat e kanë garën me njëra-tjetrën

Në këto zgjedhje “Zonjat e kanë garën me njëri-tjetrin” tha mbrëmjen e sotme në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, kandidati i PS për deputet Ulsi Manja.

Duke folur për listën e PS ku në atë të Tiranës janë në krye Inxhinieria Luljeta Bozo dhe mjekja Najada Çomo, Manja theksoi se në këto zgjedhje është garantuar respektimi i kuotës 30% për gratë dhe se siç shpjegoi ai zonjat sipas ligjit spostojnë edhe një burrë edhe një grua nga lista, ndërsa një burrë nuk e largon një zonjë.

“Ky sistem zgjedhor atë kuotën 30% e kemi garantuar ne kodin zgjedhor. Një zonjë e sposton vetëm një tjetër zonjë që arrin të marrë 10 mijë vota, nuk e sposton një zotëri. Zonjat për hir të së vërtetës sipas ligjit spostojnë edhe një burrë edhe një grua nga lista, ndërsa një burrë nuk e largon një zonjë që mund të ketë edhe më pak vota, mund të largojë vetëm një burrë. E kemi blinduar në kodin zgjedhor respektimin e kuotës 30%. Zonjat e kanë garën me njëra-tjetrën”, tha Manja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy