Qeveria: Lufta ndaj korrupsionit u rrit me 8.2% (VIDEO)

Qeveria: Lufta ndaj korrupsionit u rrit me 8.2% (VIDEO)

Qeveria është e bindur se negociatat me BE-në do të hapen brenda 6- mujorit të parë, -këtë e ka shprehur në një dokument drejtuar Kuvendit. Lidhur me rezultatet e luftës kundër korrupsionit, raporti përmban vetëm rastet e çuara në prokurori nga policia. Ndërsa lufta kundër krimit të organizuar ilustrohet me konkluzionin e Guardia di Finanza, mbi asgjësimin e parcelave me kanabis. 

Miratimi me konsensus i tre ligjeve të reformës në drejtësi dhe zgjedhja e anëtarëve të tre institucioneve të vetingut për anëtarët e gjykatave dhe prokurorisë, janë baza për hapjen negociatave me BE-në raporton qeveria me një dokument dorëzuar Kuvendit. Duke përmendur hetimet antikorrupsion, qeveria raporton vetëm rastet e kallëzuara nga policia në prokurori. “Ka rritje me 8.2% në numrin e rasteve të referuara në Prokurori nga policia në 6 mujorin e parë të 2017, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës”.

Në luftën kundër kultivimit të narkotikëve, në periudhën Shtator 2016 – Shtator 2017, sipas raportit të qeverisë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm, u shënua një rritje masive prej 73.459 kg në sasinë e marijuanës/kanabisit të sekuestruar. Lufta kundër kultivimit të kanabisit vijoi me një ritëm të qëndrueshëm, me asgjësimin e 933.014 bimëve narkotike në 2754 parcela, në periudhën Shtator 2016 – Shtator 2017. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rënia me 1.722.789 në numrin e bimëve narkotike të asgjësuara dhe me 3476 në numrin e parcelave të identifikuara, është rezultat i reduktimit në nivele domethënëse të kultivimit të kanabisit.

Rezultatet në identifikimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike ishin gjithashtu pasojë e bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, përfshi misionet e fluturimit me Guardia di Finanza të Italisë. Sipas këtij raporti, në 6 mujorin e parë të 2017 u rrit me 25.3% numri i rasteve të dërguara në Prokurori nga Policia, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Qeveria bën një listw të ligjeve dhe ndryshimeve ligjore që do të ndërmarrë gjatë vitit 2018, ë kuadër të hajes s negociatave për anëtarësimit në BE. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy