Rama takim me biznesin në Fier: Jemi në 'luftë' dhe duhet të fitojmë ‘betejat’

Rama takim me biznesin në Fier: Jemi në 'luftë' dhe duhet të fitojmë ‘betejat’

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takim me përfaqësues të biznesit të vogël.

Ai theksoi se biznesi i vogël në Shqipëri është motor i punësimit dhe vetëpunësimit, ndërsa theksoi se sot biznesi i vogël e ka taksën zero.

“Taksa e sheshtë është krijuar për të mbështetur ata që janë më të pasur. Një taksë që mbështet më të fortin dhe më i dobëti le ta gjejë rrugën vetën. Por njerëzit duhet të mbështeten që të rriten. Një fëmijë nuk mund të braktiset rrugë, kështu është edhe një biznes i vogël. Të nxjerrësh çdo muaj  9 % të fitimit tënd që të çosh Lulin të flejë në kryeministri, kjo është e pakonceptueshme. Sado inat ta kesh Gramoz Ruçin dhe Edi Ramën xhepi yt nxjerr fitimet e tua. Me Edi Ramën dhe Gramoz Ruçin e ke thjeshtë nuk ke qejf ta shohësh ndërro kanal”, tha Rama.

Rama tha se nuk jemi në një kohë normale por jemi në një luftë, dhe në këtë luftë duhet të fitojmë betejat.

“Mandati jonë i dytë një mandat i jashtëzakonshëm, më i jashtëzakonshmi në historinë e pluralizmit, dhe do jetë edhe për shumë dekada të tjera. Në një mandat qeverisësh të kesh një tërmet që na ndodhi dhe një pandemi je në kushte kur je në luftë dhe duhet të mobilizosh të gjitha forcat për tu përballur. Do të fshijmë nga faqja e dheut të gjitha gjurmët e tërmetit. Duhet të dalim sa më shpejt nga tuneli i pandemisë, dhe duhet të kujdesemi me distancim. Me lehtësimin e sezonit turistik të gjithë sipërmarrësit të fillojnë të marrin frymë më thellë në këtë periudhë të vështirë. Biznesi i vogël sot e ka taksën 0 angazhimi ynë është shumë i qartë 0 do të mbetet deri në vitin 2029.

Nëse në këtë dekadë i japim të gjithë lirinë që të veprojë do të kemi një hapësirë të punësimit dhe vetpunësimit. Jo vetëm taksa dhe TVSH do të mbeten 0, por procesi me fiskalizimin po ecën shumë shpejt dhe nuk do të keni më asnjë lloj kontakti fizik me shtetin.’- tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy