Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati, doli para mediave për t’u bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në votim.
Ndërkohë që mbeten më pak se tre orë deri në mbylljen e qendrave të votimit, Bushati tha se sipas të dhënave që ka PD-ja, në Shkodër fitorja e së djathtës do të jetë e gjatë.
“Shifrat tona flasin qartë. Fitorja do të jetë e thellë. Shkodra po shkon drejt fitores historike”, tha ai.



