
Hetimi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për akuzën e korrupsionit pasiv për çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani, për analistin Neritan Sejamini, nënkupton ndryshimin e strategjisë së vet PD.
Në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN tv, Sejamini tha se PD duhet të shfrytëzoj këtë rast për tu shkëputur nga vetvetja, të ndryshoj strategji dhe të mendoj të fitoj zgjedhjet në 2025.
Opozita ishte në një rrugë pa krye edhe para se të ndodhte ky rasti i hetimit.
E mira e tërë kësaj gjëje, është që mund të shërbej për të ndryshuar strategjinë sepse deri tani e kishte humbëse, pa asgjë të re.
Kjo duhet ta shkundi PD-në. I vetmi qëllim i partisë është që të fitoj zgjedhje, me ose pa Berishën do të jetë, strategjia për të fituar zgjedhjet e vitit 2025, të mendojnë sa vota do fitojnë dhe sa humbasin,
PD të shfrytëzoj këtë rast për tu shkëputur nga vetvetja, për të ndryshuar.



