Boçi: Elbasani i keqmanaxhuar prej vitesh, duhet ta kthejmë në pol ekonomik

Boçi: Elbasani i keqmanaxhuar prej vitesh, duhet ta kthejmë në pol ekonomik

Kandidati për bashkinë e Elbasanit në zgjedhjet e 124 majit, Luçiano Boçi deklaroi se ky qytet i ka të gjitha resurset dhe mundësitë për të qenë një qytet i zhvilluar ekonomikisht.

Ai tha se potenciali gjeografik dhe historik i bashkisë së Elbasanit duhet menaxhuar në mënyrë që ai të mos mbetet si një qytet që shfrytëzohet vetëm për kaluar.

Bashkia e Elbasanit është e pasur nga resurset ekonomike, por një nga më të varfrat. Është bashki që ka një ambient të lulëzuar, por një nga më të ndoturat në Shqipëri sepse industria e rëndë jep pasojat e saj. Elbasani njihet si kontributor në arsim dhe kulturë por e ka humbur tërësisht këtë shkëlqim. Ka resurse që duhen menaxhuar, sepse sot për fat të keq vetëm Tirana dhe Durrësi japin 65% të kontributit ekonomik, ndërsa Elbasani 0, por ky potencial gjeografik e historik i tij duhet shfrytëzuar.

Elbasani është një nga qytetet ku jetohet keq, pa esencën e një bashkie që ofron një mirëqenie normale dhe ky është efekt i një menaxhimi të keq shumë vjeçar. Duam ta ringrejmë sepse ka shumë potenciale dhe çdo drejtues duhet të kishte vullnetin dhe vizionin e mirë për të bërë Elbasanin të jetueshëm. Është bërë një qytet vetëm i kalueshëm, ku nuk qëndrohet dhe është më i braktisuri sot nga të rinjtë dhe që ky Elbasan duhet të kthehet në qendër të zhvillimeve të sotme ekonomike, të bëhet një pol ekonomik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy