Taulant Balla, në cilësinë e kreut të grupit parlamentar socialist, ngriti nga foltorja e Kuvendin, çështjen e lobimit rus për Partinë Demokratike, ku pretendohet se janë financuar 500 mijë dollarë.
Deklarata e tij u bë pas fjalës së Sali Berishës, të cilin e cilësoi si “plaku Mere” dhe tha se teksa dëgjon Saliun të flasë për korrupsionin është si të dëgjosh djallin të flasë për mëkatin.
Shpresoj që Gjykata e Lartë ta zhbëjë vendimin e padrejtë të gjykatës. Se ky gjyqtari ka anuluar edhe çështjet e pista të Saliut. Ju të Rithemelimit kur ishit me Lulin thoshit nuk është e vërtetë.
Kur ishit me Lulin, thoshit për lobimin që nuk është e vërtetë! Tani që nuk jeni me Lulin thoni është e vërtetë. Lërjani drejtësisë. Kam besim te drejtësia e re që po lind në rrënojat e drejtësisë së vjetër.
Është koha që ne të ndërmarrim të gjitha nismat ligjore përfshirë punën te grupi i posaçëm i komisionit. Non grata i Bosnjës dhe non grata i Shqipërisë janë problem për të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Sado pretendoni të bëni parti me një non-grata, do vijë një kohë që do të hani njëri-tjetrin. Ne i besojmë drejtësisë.
Detyrat që ka Kuvendi në këto sfida, se financimi është vetëm një çështje. Jo vetëm rasti i 500 mijë euroshit të PD-së, por sa mijëra euro të tjera do të jenë dhënë te financimi i mediave të caktuara.
Balla tha se në 2018-2019, protestat e opozitës të drejtuara nga Sali Berisha, jepeshin live nga mediat ruse, ku mes tyre përmendi Sputnik.



