Thaçi nis konsultimet me partitë politike, sot takim me Albin Kurtin

Thaçi nis konsultimet me partitë politike, sot takim me Albin Kurtin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nis konsultimet me partitë politike për hapat e ardhshëm, pas shkarkimit të Qeverisë Kurti.

Sipas Zyrës së Informimit të Presidentit Thaçi, të gjitha subjektet politike e kanë pranuar ftesën për konsultime.

“Ftesa u është dërguar të gjitha subjekteve politike parlamentare, ku janë ftuar liderët e partive parlamentare për konsultime”, citohet nga njoftimi i zyrës së Presidentit.

Sipas tyre, presidenti Thaçi sot në orën 10:00 takimin e parë e ka planifikuar ta takojë për konsultime Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, në orën 10:30 do ta takojë Kryetarin e LDK-së, kurse në 11:00 atë të PDK-së.

Ndërsa, nesër, presidenti Thaçi do t’i presë në takime të ndara konsultative Kryetarin e AAK-së në orën 10:00, Kryetarin e Listës Serbe në orën 10:30, Kryetarin e Nismës në orën 11:00 dhe përfaqësuesit e Grupit 6 Plus në orën 11:30.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy