Kryemadhi nga Korça: Shqipëria e para, të ftojmë njerëzit për të votuar

Kryemadhi nga Korça: Shqipëria e para, të ftojmë njerëzit për të votuar

Korça ka qenë destinacioni i radhës në fushatën elektorale të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kryetarja e kësaj partie, Monika Kryemadhi, gjatë bisedimit me banorët, tha se gjëja më e shtrenjtë është flamuri kombëtar.

Ajo tha se ka ardhur koha t’i japim dorën njëri-tjetrit dhe të shkojmë derë më derë, e të nxisim njerëzit të dalin më 25 prill për të votuar.

Ju dëgjoja tek thonit pak më përpara Rama ik. Do ju lutesha të thërrisnit Shqipëri, sepse Shqipëria është shtëpia jonë. Shqipëria është vendi ynë. Shqipëria është gjëja më e shtrenjtë që ka secili nga ne. Sepse fjala më e shtrenjtë për ne nuk është Rama ik, fjala më e shtrenjtë për ne është Shqipëria. Gjëja më e shtrenjtë për ne është flamuri ynë kombëtar. Këto dy gjëra, të cilat Rilindja do që t’i shkatërrojë, ne nuk duhet t’i lejojmë kurrë që t’i marrë nëpërkëmbë një i çmendur që po i çmend të tërë. E pra të dashur miq, motra dhe vëllezër, të rinj dhe të reja, sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë për t’i dhënë dorën njëri tjetrit, për të trokitur derë më derë, për të vajtur shtëpi më shtëpi, për t’iu thënë njerëzve që të marrin kartat e identitetit në dorë dhe më 25 prill të drejtohen në kutitë e votimit dhe të votojnë. Të votojnë ndryshimin, të votojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre, të votojnë numrin 6, të votojnë Lëvizjen Socialiste për Integrim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy