Presidenca Suedeze nis konsultimet për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Presidenca Suedeze nis konsultimet për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Presidenca Suedeze e Bashkimit Evropian ka filluar konsultimet me vendet anëtare lidhur me kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe në këtë moment nuk dëshiron të paragjykojë se cilat do të jenë rezultatet e këtyre konsultimeve.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasadori i Suedisë në Bashkimin Evropian, Lars Danielson, i cili personalisht ka nisur këto konsultime në cilësinë e kryesuesit të radhës së BE-së.

Danielson e ka thënë këtë në një takim me gazetarët e akredituar në Bruksel të cilëve u ka shpalosur prioritetet që Suedia do t’i ketë gjatë kryesimit të saj me Këshillin e BE-së.

Ne po konsultohemi me shumë shtete për të parë se si do të vendosim rreth kësaj kërkese. Kemi pesë vende që nuk e njohin Kosovën dhe është e natyrshme që me to konsultohem së pari. Me disa tashmë jam takuar dhe po vazhdojmë takimet.

Ai ka sqaruar se vendimi se si të veprohet me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE është procedural por edhe politik.

Është një vendim procedural por ka një rëndësi të madhe politike. Nuk dua t’i paragjykoj rezultatet e konsultimeve por sapo të shoh se po ndërtohet konsensusi mes vendeve anëtare se si të veprohet do të njoftoj vendet anëtare.

Kemi dy alternativa: T’ia bartim Komisionit apo të mos ia bartim Komisionit. Por po punojmë me shumë vullnet në këtë dosje.

Sipas procedurave, në BE pasi një shtet aplikon për anëtarësim, Këshilli kërkon nga komisioni Evropian që të përpiloj mendimin se ai përmbush apo jo aplikuesi kushtet për status kandidati dhe për nisjen e negociatave të anëtarësimit.

Kosova kishte dorëzuar kërkesën formale për anëtarësim në BE me 15 dhjetor.

Ndryshe Kosova e ka nisur rrugëtimin e saj drejt liberalizimit para 12 viteve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy