Nuk mbante maskë, shoqërohet në polici Kastriot Islami! Reagon PD

Nuk mbante maskë, shoqërohet në polici Kastriot Islami! Reagon PD

Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe ish-kryetar i Kuvendit në vitet 91-92, Kastriot Islami, është shoqëruar sot në komisariatin numër dy pasi ka kundërshtuar dhe fyer efektivët e policisë, të cilët e konstatuar pa maskë.

"Policia gjatë kontrolleve per zbatimin e masave anti-COVID ka konstatuar shtetasin K.I pa maskë i cili ka kundërshtuar e fyer punonjësit e policisë te komisariatit numër 2 që i kanë kërkuar kartën e identitetit dhe të vinte maskën. Ne këto kushte ne këto momente ai është shoqëruar në komisariat  shtetasi K.I për veprime të mëtejshme", thotë policia.

Për këtë ngjarje nuk ka vonuar as reagimi i Edi Palokës, nënkryetarit të PD-së, i cili shkurtimisht i drejtohet kryeministrit Rama me këto fjalë: “Hakmarrës i vogël e i neveritshëm. Ja per çfarë e përdor policinë...”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy