MJ e Shqipërisë i përgjigjet Serbisë: Spastrimi etnik nuk harrohet, historia nuk rishkruhet me retorikë

MJ e Shqipërisë i përgjigjet Serbisë: Spastrimi etnik nuk harrohet, historia nuk rishkruhet me retorikë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë reagoi ashpër ndaj deklaratës së Ministrisë së Jashtme të Serbisë më 4 tetor 2025, duke e cilësuar si një përpjekje për të ringjallur tensionet dhe narrativat e së kaluarës në një rajon që aspiron për paqe dhe integrim evropian.

Në një komunikatë zyrtare, Ministria shqiptare shprehu keqardhje për përpjekjet e Serbisë për të “rikthyer hijet e së shkuarës” në Ballkan dhe hodhi poshtë akuzat e pabaza dhe motivet politike që sipas saj qëndrojnë pas tyre.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë i hedh poshtë me forcë dhe vendosmëri akuzat dhe pretendimet e pabaza të ngritura në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Serbisë,” thuhet në reagim.

Shqipëria kujtoi gjithashtu të vërtetat historike lidhur me vitin 1999 dhe pasojat e luftës në Kosovë, duke theksuar se ngjarjet tragjike sollën vrasje, spastrime etnike dhe dëbimin me forcë të rreth një milioni shqiptarëve nga shtëpitë e tyre.

Në reagim, Ministria shqiptare iu përgjigj edhe referencës që Serbia i bëri raportit të Dik Martit, duke e cilësuar atë si të pabesueshëm dhe të tejkaluar.

“Është për të ardhur keq që deklarata e Ministrisë së Jashtme të Serbisë mbështetet ende mbi një Raport tashmë të diskredituar të Dik Martit, kur faktet e hetuara nga autoritetet vendase dhe ndërkombëtare kanë dëshmuar qartë se pretendimet e ngritura aty janë një fabrikim i pastër, pa asnjë provë faktike”

Më tej, Shqipëria thekson se këto përpjekje për të manipuluar të kaluarën janë të papranueshme.

Çdo përpjekje për të përmbysur të vërtetën dhe për të ndërruar rolet e viktimës me të agresorit është e papranueshme dhe bie ndesh me çdo frymë të paqes e pajtimit që rajoni ynë kërkon e meriton”, thuhet tutje në reagim.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë në këtë reagim vë theksin mbi përgjegjësinë për të ndërtuar të ardhmen mbi të vërtetën:

“Historia nuk rishkruhet me retorikë, ajo mbahet mend me përgjegjësi”, thuhet në reagim.

Në përfundim, Ministria shpreh angazhimin e Shqipërisë për bashkëpunim rajonal dhe fqinjësi të mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy