Osmani dhe Vuçiç përballen sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Osmani dhe Vuçiç përballen sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Në Nju Jork të SHBA, sot pritet të mbahet seanca e radhës e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ku do të shqyrtohet raporti i ri gjashtëmujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për punën e misionit mbështetës të OKB-së në Kosovë (UNMIK).

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot do ta përfaqësojë Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku i pranishëm do të jetë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Siç ka njoftuar Presidenca, Osmani pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën.

Ajo, thuhet se do të flasë për “domosdoshmërinë për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë”.

Vuçiçi nga ana tjetër, ka thënë se Serbia do t’i vazhdojë përpjekjet e saj, pavarësisht "poshtërimit" që i është bërë deri më tani. 

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë për Serbinë, për popullin tonë, për jetën dhe të ardhmen e fëmijëve tanë, që të shkojmë me kokën lart, pa marrë parasysh se ata u përpoqën të na poshtërojnë me dhunë”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, presidentja Osmani pritet të takohet e koordinohet me disa nga përfaqësuesit e përhershëm të shteteve mike në Kombe të Bashkuara.

Takimi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën do të mbahet të hënën në ora 16:00, sipas kohës lokale të Kosovës, respektivisht në ora 10:00, sipas kohës së New York-ut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy