Bushati: Qëndrimi ynë për Jeruzalemin, njësoj si ai i BE-së

Bushati: Qëndrimi ynë për Jeruzalemin, njësoj si ai i BE-së

Në seancën e sotme në Parlament, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, shpjegoi arsyet pse Shqipëria nuk ka shprehur ende një qëndrim zyrtar në lidhje me njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit nga presidenti amerikan.

Bushati tha se qëndrimi i Shqipërisë në lidhje me këtë çështje është i njëjtë me atë të OKB-së dhe të BE-së.

 “Persona të ndryshëm më kanë pyetur përse nuk jemi shprehur. Por unë mund t’ju them që kjo qeveri nuk vuan nga gjigandomania që për çfarëdo lloj gjëje që shfaqet, qeveria të dalë me një qëndrim, duke pasur parasysh se qëndrimi i qeverisë shqiptare në këtë rast është ai qëndrim i pandryshuar ndër vite, i reflektuar tek vota jonë në OKB, në linjë me qëndrimin e Bashkimit Evropian”, tha ai.

 “Nuk ka një qëndrim të ri nga ana e Shqipërisë. E kemi bërë këtë diskutim edhe për Palestinën në OKB me shumë prej jush. Është i njëjti qëndrim që Shqipëria ka mbajtur në OKB, në lidhje me 4 rezoluta të Këshillit të Sigurimit, rezoluta detyruese që i referohen 1967-s, në përputhje me linjëzimin tonë të politikës së jashtme 100% me atë të Bashkimit Evropian”, tha Bushati.

Ndërsa në lidhje me praninë e ambasadorit tonë së fundmi në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik, Bushati tha se aty nuk votohet.

“Shqipëria është anëtarësuar në Konferencën Islamike që në vitin 1992. Ka qenë Berisha që na ka anëtarësuar aty. Ka katër rezoluta detyruese të Këshillit të Sigurimit dhe ky është qëndrimi i Bashkimit Europian dhe ky ka qenë qëndrimi tradicionalisht i Shqipërisë. Qëndrimi i qeverisë shqiptare për këtë çështje është ai qëndrim i pandryshuar ndër vite.  Meqë Shehu i referohet pjesëmarrjes së ambasadorit, kjo është puna e tij. Nuk ka një qëndrim të ri nga ana e Shqipërisë. Është i njëjti qëndrim që Shqipëria ka mbajtur në OKB. Qëndrimi është i njëjtë me atë të BE. Në organizatën Islamike nuk votohet”, tha ai.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy