'Ahmetaj'/ Tela: PS nuk reagon, e ka kthyer të folurën tabu. Klosi: S’ndërhyjmë në çështjet e gjyqësorit

'Ahmetaj'/ Tela: PS nuk reagon, e ka kthyer të folurën tabu. Klosi: S’ndërhyjmë në çështjet e gjyqësorit

Gazetari Andi Tela në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV përballë Blendi Kosit i ka kërkuar një sqarim pse Partia Socialiste nuk ka bërë asnjë reagim pas intervistës së ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Tela tha se publiku, qytetarët kanë nevojë për një shpjegim i cili nuk erdhi asnjëherë, ndërsa u shpreh se PS e ka kthyer në një tabu mosreagimin për të tilla çështje.

U bëmë 12 ditë që Arben Ahmetaj ka folur për shumë aspekte të qeverisjes dhe unë nuk dua të pyes pse nuk reaguat sepse kjo u pa dhe vetëm dje reagoi kryeministri por dua të di se si funksionon dhe si e përcillni mesazhin që asnjë të mos flasë. Si funksionon shpërndarja e mesazhit që për këtë çështje nuk flasim por e keni kthyer si një tabu. Publiku ka nevojë për një shpjegim, ne po ashtu, qytetarët po ashtu. PS thotë që fajin e ka Ben Ahmetaj.

Si përgjigje Klosi tha se parimi i PS-së është që të mos ndërhyjnë në çështjet e gjyqësorit, në çështjet që ka            në lidhje me organet e drejtësisë.

Jo vetëm për këtë çështje por për të gjitha çështjet kemi një parim që nuk ndërhyjmë në çështjet e gjyqësorit. Mund të prisnin jo 12 ditë por 120 ditë dhe nuk do kishte asnjë reagim. Shpjegimi ynë do të vinte nëse s’do të kishte lidhje me organet e drejtësisë. Gjërat që kanë lidhje me organet e drejtësisë nuk do të ketë ndonjë reagim nga ne. Unë nuk përpiqem tani që t’ju ndryshoj mendim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy