Veliaj dhuron çekun për dy fëmijët e parë të lindur në kryeqytet

Veliaj dhuron çekun për dy fëmijët e parë të lindur në kryeqytet

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot i pranishëm në spitalet universitare Obstetriko ­ Gjinekologjiko “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni”, ku u dorëzoi çekun e bebes prindërve të fëmijëve. Veliaj tha se kjo është një mënyrë për t’i uruar mirëseardhjen qytetarëve më të rinj.

“Jam shumë i lumtur sot që jam me dy prindër të mrekullueshëm, që kanë bërë një superbebe sekondat e para të vitit. Ne kemi pasur me sa duket një vit të begatë, sepse në sekondat e para lindi Sotiri dhe Deisi që lindi te materniteti tjetër. Në total, ka pasur 20 lindje në Tiranë. Do të thotë që ky do të jetë një vit i begatë për Tiranën”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku tha se beson te një qytet i mundësive për të gjithë ata që jetojnë në Tiranë. Ai falenderoi edhe stafin e mjekëve që u përkujdesën gjatë gjithë natës.

Mbrëmjen e djeshme Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka zgjedhur që darkën e fundvitit ta kalonte me punonjësit e zjarrfikësve të cilët, pavarësisht festave, janë gjithmonë në gatishmëri në shërbim të qytetarëve për  çdo emergjencë. Gjatë kësaj darke, Veliaj siguroi punonjësit e shërbimit zjarrfikës për më shumë siguri dhe kushte më të mira pune. Ai falënderoi gjithashtu punonjësit e zjarrfikësve të qytetit të Tiranës për punën e bërë gjatë këtij viti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy