Jamarbër Malltezi mbetet në 'arrest shtëpie', GJKKO rrëzon kërkesën për revokim të masës

Jamarbër Malltezi mbetet në 'arrest shtëpie', GJKKO rrëzon kërkesën për revokim të masës

GJKKO refuzon kërkesën e dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbwr Malltezit për të revokuar masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

Vendimi u dha nga gjyqtarja Flojera Davidhi, e njëjta gjyqtare e cila pak kohë më parë ndryshoi masën e sigurisë për Sali Berishën nga ‘arrest shtëpie’në ‘detyrim me paraqitje’.

Jamarbër Malltezi që prej muajit nëntor të vitit 2023 është lënë në “arrest shtëpie” me vendim të gjyqtares Ilirjana Olldashi, e cila ndryshoi vendimin e shkallës së parë, duke e liruar nga burgu.

Jamarbër Malltezi, akuzohet për korrupsioni pasiv, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin, privatizuan kompleksin sportiv Partizani që i solli familjes 5.4 milion euro përfitime. Malltezi akuzohet dhe për pastrim parash.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy