Ish-deputeti demokrat Edmond Spaho shprehet kundër arrestimit të njerëzve pa u gjykuar.
Nga studio e “MCN Informacion”, ai deklaroi se Balluku duhet hetuar në gjendje të lirë, por ë dorëhequr nga detyra.
Kjo çështje është politizuar së tepërmi si nga e djathta dhe e majta, por që në fillim jam shprehur që do të duhej që zonja Balluku të kishte dhënë dorëheqjen, në momentin që SPAK e mori nën hetim. Siç ndodh në pozicione të tjera të larta.
Unë jam kundër që njerëzit të arrestohen pa u gjykuar, si në rastin e Berishës, Metës dhe Veliaj, nuk janë praktika të drejta. E drejta europiane parashikon vetëm rastet e rënda, vrasjet, kur kapesh në vendin e krimit që të mund të arrestohesh.
Ndërsa në të gjithë rastet e tjera mbizotëron parimi i pafajësisë. Mendoj se dhe Belinda Balluku duhet hetuar në gjendje të lirë, sigurisht e dorëhequr nga detyra. Për më tepër që zonja Balluku nuk kishte imunitet kur u hetua nga SPAK.
Patjetër Kryeministri është në pozicion të dobët për çështjen Balluku, se të flasësh për zëvendëskryeministren, nuk mund të lësh mënjanë Kryeministrin, se shpesh zonja Balluku a firmosur në emër të qeverisë, e autorizuar nga Kryeministri. Rama mban dy standarde për të mbrojtur dhe veten.



