
Marrëdhëniet mes popullit shqiptar dhe atij turk mes shekujsh pretendohet se kanë qenë të ndërthurura në koncept drit-hijesh, ose dashurie e urrejtjesh.
Kështu e ka specifikuar marrëdhënien mes dy popujve, hoxhë Justian Topulli, i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit” në MCN Tv, të Ylli Rakipit.
“Unë mendoj që marrëdhënia jonë si popull me dovleti osman, ka qenë një marrëdhënia dritë hije, dashurie dhe urrejtje, dhe nuk besoj se ka qenë një marrëdhënie e gjitha e zezë ose e gjitha e shkëlqyer, duke qene në një marrëdhënie të tillë, është kthyer si një marrëdhënie shpirtërore mes popujve. Projekti nacionalist shqiptar i etërve të kombit shqiptar, dhe më pas ata që forma shtetin shqiptar, ka qenë një projekt elitar i cili nu përfaqëson në thelb gjerësinë e popullit ndaj turqve ose pjesës së asaj që ishim”.



