Çupi: Basha do shkarkohet nga akuza e financimit rus, me ato fonde ka manipuluar Berisha

Çupi: Basha do shkarkohet nga akuza e financimit rus, me ato fonde ka manipuluar Berisha

Analisti Frrok Çupi deklaroi në MCN Live se Basha do të shkarkohet nga akuza e financimit rus në zgjedhjet e 2017-ës, dhe sipas tij këto akuza do t’i ngarkohen Berishës.

Çupi tha po ashtu se veprimet e fundit të Presidentit Begaj janë po ashtu të nxitura nga aleati ynë më i madh, SHBA.

Kjo të kujton një grua një amvisë të kujdesshme që shkon në magje dhe s’ka ç’të mbledhë për të bërë bukën. Ka amvisa të varfra që mbledhin copa buke, gënjejnë veten, kjo po ndodh me opozitën, këtë po bën SHBA, dhe presidenti i nxitur nga SHBA. Është funksionar i lartë i shtetit që ndjek parimet e aleatit të madh, sidomos në këtë kohë lufte. Nëse do kishim një kohë paqe as SHBA-të s’do merreshin kaq shumë me një fenomen si ky. Një pjesë e lidershipit të opozitës dyshohet se kanë lidhje me vendet jo mike me ne. Të gjithë janë në një bllok me SHBA-të dhe BE-në për të parandaluar çdo gjë të zezë që mund të ndodhë në këtë vend.

Opozita tani më së shumti është një alias opozitë, një alias fenomen. E gjithë opozita është një ilegalitet, një falsitet. Marrim Foltoren, që gabimisht si lapsus njerëzit i thonë PD. Të gjitha strukturat i ka ilegale, selinë, kryetarin, strukturat që bën sikur i zgjedh, doli ilegal edhe forumi i rinisë që vodhi votat e veta dhe i legalizoi. Marrin Partinë e Lirisë që ka një kryetar që ndodhet para pritshmërive.

Sot Kuvendi mund të miratojë ligjin që t’i hapë rrugë Autoritetit të Dosjeve që të zbulojë kush është spiuni i Sigurimit me inicialet I.M. Kryetari tjetër i Foltores është i papranueshëm si për Parlamentin apo aleatin. Opozita është një magje ku të gjithë po përpiqen të gjejnë pak miell. Pse ka nervozizëm në radhët e Foltores? Pse ka përplasje mes Metës dhe Berishës? Pse ka vajtje-ardhje të nxituara?

Presim ngjarje të rëndësishme që opozita të pastrohet nga ilegaliteti. Unë mendoj se nxitimi i ditëve të fundit të Berishës, lidhet me faktin që Basha do shkarkohet nga akuza për përdorimin e parave ruse. Kjo akuzë do shkojë drejt Berishës. Vetëm Berisha mund të ketë manipuluar me ato fonde”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy