Kryeministri Rama i është përgjigjur vërejtjes së Patozit për veshjen e tij. Në rifillimin e seancës së jashtëzakonshme, Patozi i tërhoqi vëmendjen Ramës për veshjen e tij të papërshtatshme. Por Rama i është përgjigjur menjëherë.
“Patozi, meqë e nisët me veshjen time po ju jap një shpjegim. Raporti im me veshjen në fillim përqeshet, pastaj diskutohet, pastaj bëhet modë.
Është modë dhe mesazh për ata 1 mln njerëz që votuan për këtë qeveri, e cila është krejt tjetër nga ajo që përshkroi deputeti më i mërzitur në këtë sallë”, tha Rama.



