Rrëzohet kërkesa për komision hetimor për Portin e Durrësit, Spaho: Abuzim me pushtetin, diktaturë

Rrëzohet kërkesa për komision hetimor për Portin e Durrësit, Spaho: Abuzim me pushtetin, diktaturë

Deputeti demokrat Edmond Spaho në një intervistë për MCN TV ka komentuar lidhur me rrëzimin e kërkesës së tyre për ngritjen e një komisioni hetimor për portin e Durrësit për të cilin u shpreh se maxhoranca e rrëzoi pa asnjë argument. Ai tha se sipas ligjit parashikohej se duhej ky komision për Portin e Durrësit, por që sipas tij dhe në këtë rast kemi të bëjmë me një abuzim të pushtetit.

Nuk është hera e parë që maxhoranca vepron me arbitraritet dhe nuk lejon ngritjen e komisioneve hetimore e cila lejon opozitën për të kontrolluar punën e qeverisë. Kështu ka vepruar dhe me rastin e McGonigal apo fluturimet e Ramës me avion privat dhe për Portin e Durrësit i njëjti qëndrim dhe i njëjti ‘argument’ sepse kushtetuta e ka të qartë që kuvendi është i detyruar të ngrejë komisionin hetimor kur një numër i caktuar deputetësh e kërkojnë atë. Edhe ligji për komisionet hetimore të njëjtën gjë përcaktojnë.

Vendimet që gjykata kushtetuese ka marrë në harkun e shumë viteve është e qartë se komisioni duhet të ngrihet, por këtu kemi të bëjmë me abuzimin e pushtetit nga maxhoranca që kur dua unë e ngremë komisionin dhe kur nuk dua unë jo, pra kemi të bëjmë me një abuzim nga maxhoranca që sillen si diktaturë e mirëfilltë dhe gjejnë argumente qesharake që do të rishikohet ligji. Ne duam të kontrollojmë punën e qeverisë. Çështja e portit të Durrësit nuk është ngritur vetëm nga opozita por dhe nga Komisioneri evropian dhe së fundmi komisioneri për zgjerim na u përgjigj me një letër që shqetësimi është real dhe që BE po e ndjek me vëmendje.

Madje shtoj se një kredi për zgjerimin e portit ekzistues është ndryshuar për shkak të ndryshimit të planeve nga ana e qeverisë. Dhe një kompani gjermane që veprion në portin e Durrësit e ka hedhur qeverinë në arbitrazh për shkelje të detyrimeve kontraktore, pra këto janë çështje serioze me kosto të madhe financiare duke e lënë vendin pa port për ekstravagancat e kryeministrit për të ngritur në Portin Durrës komplekse banimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy