Avokati Rezart Kthupi për zgjedhjet e pjesshme të së dielës në pesë bashki në vend, deklaroi se opozita i bojkotoi dhe kjo tregon se ka problem më të madh se mazhoranca.
Nga studio e “MCN Live”, ai tha se rasti i Vlorës është rasti tipik se si qytetarët e kanë pësuar paaftësinë e kryetarit të bashkisë për të drejtuar qytetin dhe se në tetë vitet e fundit kryetarët e bashkisë kanë drejtuar në konflikt me Kryeministrin.
Fakti që Kryeministri i ka zhveshur në mënyrë të vazhdueshme bashkitë nga kompetencat e tyre dhe qytetarët e perceptojnë se kryetarët e bashkisë nuk kanë kompetenca për të përmirësuar jetën e tyre.
Në zgjedhjet e pjesshme gjithnjë ka pjesëmarrje më të ulët në votime. Por problemi është mënyra se si qytetarët e perceptojnë politikën. Rasti i Vlorës është rasti tipik se si qytetarët e kanë pësuar paaftësinë e kryetarit të bashkisë për të drejtuar qytetin.
Në tetë vitet e fundit kryetarët e bashkisë kanë drejtuar në konflikt me Kryeministrin. Kur kryetari i bashkisë nuk sheh më interesin e vendit por raportin me Kryeministrin, kjo gjë ndodh.
Opozita i bojkotoi zgjedhjet, mbështetja e kandidatit të pavarur, duke mos bërë asnjë veprim, tregon se është blozë. Kur nuk ke asnjë përfaqësues të opozitës që të kërkojë të dilet në votime. Opozita në tre javë fushatë, nuk e vuri fare ujin në zjarr se ç’po ndodhte. Berisha nga ana e tij falënderoi kandidatët e pavarur që morën guximin për të sfiduar sistemin.
Dakord Partia Socialiste i fitoi zgjedhjet, po humbësi kush ishte? Se të thuash humbi zgjedhjet kandidatët e pavarur, hajde të bëjmë spektakël. Sa kohë opozita bojkoton zgjedhjet, tregon se një problem më të madh se mazhoranca e ka opozita. Opozita nuk mund t’iu shmanget betejave politike.



