Berisha për vrasjet në 21 Janar: Nëse nuk do e bënte Garda, mund ta shkrepte dora ime armën

Berisha për vrasjet në 21 Janar: Nëse nuk do e bënte Garda, mund ta shkrepte dora ime armën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë për ngjarjen e 21 Janarit të vitit 2011, në protestën e PS-së, në opozitë në atë kohë, mbetën të vrarë katër persona, pasi u qëlluan nga Garda e Republikës.

Në studion e emisionit ‘Real Story’ të Sokol Ballës, ish-kreu demokrat thotë se Garda ka respektuar ligjin.

Berisha shkon edhe më tej kur thotë se nëse nuk do të kishte qenë Garda, në atë gjendje kur po sulmohej Kryeministri, mund të kishte qenë edhe dora e tij që mund të kishte shkrepur armën.

 “Nuk kam asnjë lloje shqetësimi, vetëm dhimbje për viktimat e 21 Janarit, sepse kam qenë në zyrën time, i sulmuar. Garda bëri detyrën që i takon në bazë të ligjit, shikoni ligjin. Ata ishin brenda rregullores, në mos garda mund të ishte dhe gishti i Sali Berishës”, tha Berisha.

21 Janari me 4 vrarë, Berisha: Nëse nuk do e bënte Garda, mund ta shkrepte dora ime armën

Ish-kryeministri ka rrëfyer ngjarjen që sipas tij, në vitet e largëta kanë dashur për ta eliminuar, ku ka përmendur Fatmir Haklajn dhe Feriz Kërnajën.

Ai thotë se kur është nisur për në Tropojë në vitin 1997, përgjatë gjithë rrugës ka pasur prita, të organizuar nga Haklajt, që sipas tij, nuk donin që ai të shkonte në vendlindje për të mbajtur një miting.

“Eskorta e Sali Berishës u vu në shënjestër gjatë rrugës për në Bajram Curri, më 22 qershor të vitit 1997. Pasi zbritën nga trageti deri në Bajram Curri, Sali Berisha dhe Azem Hajdari u ndeshën në dy kthesa, me grupe të armatosura që hapnin zjarr në ajër dhe bënin thirrje që eskorta të kthehej pas. Policia hezitoi të lejonte vazhdimin e udhëtimit, por Sali Berisha urdhëroi hapjen e rrugës. Në pritë, sipas dëshmitarëve, ishte Feriz Kërnaja dhe Fatmir Haklaj”, tha Berisha.

Ish kryeministri ka komentuar edhe deklaraten e ish-deputetit Astrit Patozi i cili ne nje interviste sot ne media nuk e mohoi idene per nje parti te re brenda PD.

Unë s’mund të them asgjë më shumë se atë që kam thënë, e konsideroj absolutisht për mua jashtëzakonsisht të rëndësishme që PD të bashkojë rreth vetes demokratët që të viteve 90 e gjer sot, unë jam më i vetedijshem se kushdo tjetër ncodhta, për vështirësitë që qëndrojnë para opozitës, por unë në vlerësimin tim, dy janë rrugët më kryesore që për t’u përballë me këtë, së pari bashkimi i të gjithë demokratëve mbi bazën e kontributeve të tyre dhe së dyti bërja e cdo gjëje për të tërhequr rininë me vete. Unë kaq mund të them”, tha Berisha.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy