Pretendimet e fundit mbi transferimin e papritur të Erion Veliajt nga burgu i Durrësit drejt atij të Fierit kanë ngritur pikëpyetje të mëdha mbi procedurat e ndjekura nga autoritetet.
Në MCN Live, juristi Romeo Kara ka hedhur dritë mbi këtë lëvizje, duke sugjeruar se pas këtij vendimi qëndron një vijë e pastër politike dhe hakmarrëse.
Më tej ai shtoi se nxitimi për ta dërguar Veliajn në burgun e Fierit, menjëherë pas reagimeve të tij publike, dëshmon për një ndërhyrje me prapavijë politike.
Nuk ka shkelje nëse shohim të gjithë procedurën dhe them gjithmonë urime studentëve. Për populistin e Beogradit, ka dhe Tirana një materialist dhe pikërisht ka gjithmonë një logjikë të ngjarjeve pse ndodhi dhe si ndodhi. Veliaj ka pretenduar se për 10 ditë ka qenë në presion dhe në mënyrë të pakuptueshme e arrogante është marrë nga Durrësi dhe është transferuar në Fier, kur nuk ka pasur asnjë kërkesë prej tij. Veliaj ka bërë dhe një status tjetër ku thotë 'ja kush janë këta', duke iu referuar autoriteteve klasifikuese drejtpërdrejt. Kur bëhet një transferim i tillë, ka disa procedura standarde që kam përshtypjen se në këtë rast nuk janë respektuar fare. Nëse personi transferohet, përpara e pyet nëse ka probleme me të burgosurit e tjerë apo çështje të sigurisë, pra si ta kuptojmë tani që jemi në proces? Veliaj u transferua në burgun e Fierit fill pas statusit që bëri për Vuçiç. Edhe pse është miratuar nga prokuroria dhe gjykata, ka pasur qartazi ndërhyrje, sepse nuk e kuptoj se pse duhet të shkonte pikërisht në Fier. Çfarë ka më shumë Fieri? Ta sillnin në Tiranë dhe mund ta kuptonim, prandaj e gjithë kjo skenë më bën të mendoj se pas kësaj lëvizjeje qëndron vija politike. Patjetër që karshi këtij personi ka një qasje politike dashakeqëse. Unë dua që të bëhet një gjykim i saktë për të vërtetuar faktet dhe provat, por kur e sheh në tërësi, këta i kanë bërë një dhuratë të madhe Veliajt.
