Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama dhe bashkëshorten e tij Linda Rama se kanë falsifikuar dokumente për të blerë truallin ku kanë ndërtuar banesën e tyre.
Në një konferencë për mediat kryetarja e apelimit në PD, Adriana Kalaja dhe zëdhënësja e departamentit antikorrupsion Genta Vangjeli publikuan dokumentet që sipas tyre falsifikimi i parë ishte në momentin kur privatizohej toka pasi në fillim ishte pronë shtet dhe falsifikimi i dytë ishte kalimi nga një zonë jashtë vijës së gjelbër në një zonë për të ndërtuar.



