Meta takon Sekretaren e Shtetit: Zvicra, një nga donatorët kryesorë ekonomike dhe tregtare

Meta takon Sekretaren e Shtetit: Zvicra, një nga donatorët kryesorë ekonomike dhe tregtare

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot Sekretaren e Shtetit për Çështjet Ekonomike të Konfederatës zvicerane, Marie-Gabrielle Ineichen-Fleisch.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se kreu i shtetit vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira e miqësore midis dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e madhe financiare dhe asistencën teknike që Zvicra i ka dhënë Shqipërisë që prej vitit 1992 e në vijim.

"Zvicra është një nga donatorët kryesorë dhe partnere e qendrueshme ekonomike e tregtare. Mbështetja zvicerane për qeverisjen demokratike, decentralizimin dhe rritjen e kapaciteteve lokale, përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe energjetike, përmirësimin e sistemit shëndetësor dhe në fushën e arsimit profesional, ka qenë shumë domethënëse për zhvillimin social dhe ekonomik të vendit", nënvizoi me mirënjohje Presidenti Meta.

Duke iu referuar interesit të përbashkët për të zhvilluar dhe intensifikuar më tej mbështetjn ekonomik, Presidenti Meta përshëndeti praninë dhe kontributin e kompanive zvicerane në Shqipëri dhe inkurajoi një prani më të madhe të tyre në sektorët strategjikë.

Nga ana e saj, Sekretarja zvicerane e Shtetit Ineichen-Fleisch e siguroi Presidentin Meta për vijimin e mbështetjes zvicerane, duke sjellë në vëmendje dhe qëllimin dhe objektivat e strategjisë së bashkëpunimit zviceran me Shqipërinë për 2018-2021.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy