Rusia akuzon Gjermaninë për armatosje të Kosovës

Rusia akuzon Gjermaninë për armatosje të Kosovës

Një letër që po pretendohet se ka rrjedhur nga prodhuesit gjerman i armëve “Heckler dhe Koch”, në mediumin gjerman “Agjencia Katolike e Lajmeve”, ku shkruhet “edhe nje pako tjetër për Kosovën”, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, e ka quajtur “hipokrizi gjermane” dhe “kontradiktore”.

Ajo ka thënë se Gjermania po e armatos Kosovën pasi që në atë letër, shkruhet “edhe nje pako tjetër për Kosovën”, dhe se rrjedhimisht ka pasur edhe një pako të armëve paraprake për Kosovën.

“E përsëris, ‘edhe një tjetër’, që do të thotë se kjo s’është e para herë që i është dërguar armë”, ka thënë Zaharova, raporton e përditëshmja prane qeverisë ruse, “Sputnik”.

Sipas saj, në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë në sektorin e rekomandimeve për vizita në vende të huaja, për Kosovën shkruhet se “është vend me krim të përhapur, me mijëra njësi të armëve ilegale që janë në duar private, dhe faktorët që kufizojnë përdorimit e tyre janë të pakët”, dhe se përmbajtja e asaj letre tregon se “Politika e Jashtme gjermane është kontradiktore”.

Këtë akuzë nga Ministria e Jashtme ruse, qeveria gjermane s’e ka komentuar fare, kurse mediumi gjerman që politikisht është i majtë, dhe që historikisht ka qenë i majtë dhe marksist “Neues Deutschland” ka shkruar se “çka i duhen urgjentisht një vendi si Kosova 300 automatikë, mitralozë, granata me vlerë 637 mijë euro?”

Zakharova, gjithashtu për gazeten serbe “Kurir” kishte deklaruar ditë më parë se “Kosova është produkt i dështuar evropian”, duke i goditur vendet e BE-së që mbështesin shtetin e Kosovës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy