Unioni Shqiptar i Shoqërisë Civile dhe Komisioni qendror për organizmin e Kuvendit Kombëtar Shqiptare kanë organizuar sot një protestë paqësore me qëllim kërkesën për të nxjerrë para drejtësisë, siç u tha, ata që kanë vjedhur, vrarë e kryer korrupsione në sferën politike, ekonomike të vendit përgjatë 32 viteve të demokracisë.
Kryetari i Unionit Shqiptar të Shoqërisë Civile, Dashamir Uruçi, përmes një letër drejtuar Kuvendit Kombëtar, Kryeministrit, parlamentit, SPAK, dhe të gjitha mekanizmave ndërkombëtar që veprojnë në Shqipëri, kërkoi drejtësi për korrupsionin që është bërë ndaj vendit.
Uruçi, tha se i kanë drejtuar një letër të hapur SPAK, duke kërkuar që pushtetarët dhe politikanët që kanë vjedhur pasuritë e Shqipërisë të shkojnë përpara drejtësisë.
Letër e hapur drejtuar SPAK, për dijeni qeverisë shqiptare, parlamenti shqiptar, trupit diplomatik, sot na ka mbledhur një shqetësim. Për herë të parë po sjellim disa prej krimeve më të rënda që janë bërë në Shqipëri në këto 32 vite demokraci.
Janë këto krime që kanë mbetur të pandëshkuara dhe implikojnë figura më të larta të politikës shqiptare. Duhet të hetohen në mënyrë të imët dhe të çohen para drejtësisë. Askush nuk i ka harruar miliardat e zhdukura në rrugën e kombit, vjedhjen në BSH, floririn e Krrabës.
Është vjedhur në këtë vend, ditën për diell. Në këtë korrupsion janë implikuar drejtues shumë të lartë të këtij vendi dhe nuk janë prekur.
Në ndihmën e drejtësisë shqiptare këta politikanë të korruptuar kanë jetuar në mënyrë të qetë. Përveç korrupsionit, politika shqiptare kanë vënë dorë edhe në çështjen kombëtare. Në këtë vend u mbushën thasët me eshtrat shqiptare dhe u bëhen buste tradhtarëve.
Në këtë vend vazhdon helenizimi i Shqipërisë. Në disa zona të jugut dëgjohet më shumë greqishtja. Serbia ledhatohet me Ballkanin e Hapur. Shqiptarët vazhdojnë të trajtohen pa të drejta themelore, ndonëse ata zënë 47% të banorëve të Kosovës.
I nderuar Altin Dumani jemi këtu para godinës suaj për të kërkuar drejtësi. Veproni me vullnet dhe drejtësi deri sa t’i dërgoni në burg ata drejtues që vodhën dhe shpërdoruar pasuritë e shqiptarëve. Me votën e militantëve të partive, nuk largohet e keqja.
Mbi fajtorët duhet të bjerë çekani juaj. Qytetarët shqiptarë kërkojnë kokat e krimit dhe jo peshqit e vegjël.



