
Sikurse është bërë traditë tashmë, në çdo 17 shkurt, festë të Pavarësisë së Kosovës, vjen natyrshëm kurioziteti për fytyrën e monumentit “Newborn” në Prishtinë.
Këtë vit mesazhi i kushtohet grave, si një zë ndaj sukseseve të tyre, por gjithashtu është edhe një britmë kundër abuzimit.
Mesazhi i tij është: Winged Women apo Gratë me Krahë.
Autori i këtij monumenti, Fisnik Ismaili, ka thënë se qëllimi i këtij ndryshimi është suksesi i grave në botë dhe i atyre që abuzohen e vriten nga bashkëshortet e tyre.
Jemi munduar t’i përfshijmë dy aspekte të çështjes së gruas. Njëra është sukseset e mëdha të çikave të Kosovës, si në sport, muzikë, film, të cilat kanë qenë shumë të vrullshme këtë vit, por edhe lajmet që i dëgjojmë për abuzimin e gruas, për vrasjet e grave, për burrat që lirohen para kohe që nuk i mbajnë dënimet, të cilat i meritojnë kur vrasin gra, dukuria e shëmtuar e një sistemi, një shoqërie patriarkale në të cilën jetojmë, dhe titullohet ‘Winged women’, që do të thotë ‘Gratë me krahë.
Ideatori i monumentit simbolik, Fisnik Ismaili shprehet më tej se mesazhi është përkrahur gjerësisht dhe skulptura tipografike tashmë është kthyer në një pikë të rëndësishme për festimet e pavarësisë.



