Pollo i zhgënjyer nga PD: Nuk ka protestuar për ndërhyrjet turke në Shqipëri

Pollo i zhgënjyer nga PD: Nuk ka protestuar për ndërhyrjet turke në Shqipëri

Genc Pollo, ish-ministër i Arsimit gjatë qeverisë “Berisha” deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se ishte i zhgënjyer me PD-në që nuk ka protestuar për ndërhyrjet turke në Shqipëri. Ai solli rastin e spitalit “Memorial” të Fierit dhe investimet e tjera turke në Shqipëri.

Unë jam i zhgënjyer nga partia ime që kur zoti Erdogan e bëri të qartë me insistimin e Edi Ramës, tha që po do ta bëjmë shpejt spitalin në Fier dhe e tha publikisht, ndoshta me pakujdesi, nuk protestuam edhe pse është një ndërhyrje që duhet dënuar, është një ndërhyrje e papranueshme. Nuk jemi në kuadrin e partive politike, parti e djathtë këtu, vijnë partitë nga Europa dhe bëjnë fushatë, janë partitë e majta këtu dhe vjen ndonjë socialdemokrat nga Gjermani apo Spanja ndoshta dhe nga Turqia dhe bëjnë fushatë këtu. Kjo është një marrëdhënie ndërpartiake brenda një komuniteti më të gjerë siç është Evropa.

Më tej ai u shpreh se mund të thuash edhe që Lulzim Basha që shkoi në 2017 e bëri foto për Trampin, por sipas tij, prapë nuk është një gjë e madhe, por që një shtet të angazhohet dhe të hedhë qindra milionë në mënyrë që ai që është në pushtet të mbajë pushtetin.

Këtu kemi një ndërhyrje ndaj të cilës e pakta gjë që mund të bëhej ishte të protestohej, por nga komplekset që kishte PD, Lulzim Basha nuk foli. Ishte mirë që ta kishte realizuar këtë se nuk do humbte votat turkofile apo erdoganofile. Edhe po të humbte nja 10 mijë vota, prapë mbrojtja e parimit në këtë rast është më e rëndësishme, pra duhet parë këtë prizëm dhe ky neutralitet, unë po them shembullin e spitalit por ka shumë shembuj të tjerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy