
Arsyeja e vizitës së djeshme të kryeministres italiane Giorgia Meloni ishte ecuria e punës për ndërtimin e strukturave në Shëngjin dhe Gjadër për strehimin e përkohshëm të emigrantëve të paligjshëm.

Por krahas saj, sekretari i Përgjithshëm i PD-së dhe deputeti i PD-së, Flamur Noka, tha në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN tv, se ajo erdhi për ti larë fytyrën e baltosur kryeministrit Edi Rama.
Meloni erdhi këtu për ti larë fytyrën e baltosur Edi Ramës dhe sigurisht do bej detyrën e saj për marrëveshjen që ka nënshkruar.
Unë nuk kam asnjë koment rreth Melonit, kryeministres së vendit fqinj dhe miq, por kam komente rreth kryeministrit tij, i cili bën gjithçka të lëshoj territorin e Shqipërisë kujtdo dhe çfarëdo, vetëm në këmbim të karriges së tij.
Ai është gati të bëj marrëveshje më të pisët dhe më të ndyrë me këdo, por vetëm kushti është karrigia, dhe tani po e ndjen që po i del boja, thërret në ndihme të tjerët.



