Deri tani në Tirane jane numeruar 767 nga 1198 kuti votimesh ne total. Nga kutia në kuti prodhohen surpriza dhe lëvizin mandatet, siç ishte rasti i LSI-së që arrin të marrë mandatin e 5-të.
Në bazë të këtij numërimi udhëheq PS me 17 mandate, duke u ndjekur nga PD me 11 mandate e cila e humbet 1 mandat te cilin e fiton LSI. Nga numërimi i deritanishëm LSI fiton mandatin e 5 dhe sipas këtij rezultati paraprak nënkryetari i kësaj partie, Luan Rama, i renditur i 5-ti në listën e LSI arrin të hyjë në Parlament.




