Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se ka zëra sipas të cilave ka pasur një takim Edi Ramës dhe Alqi Bllakos pasi ish-deputeti u vu nën hetim nga SPAK. Po ashtu Berisha e konsideroi një hakmarrje primitive të Ramës, dënimin me tre vite burg të kantautorit Bojken Lako.
Alqi Bllako u paraqit në polici në 2:10 të mëngjesit. Kush e detyroi drejtorin Nano të mashtrojë qytetarët shqiptarë. Ishte vullnet i sëmurë, apo e urdhëroi ministri i familjes Çuçi. Po këto zëra thonë që njeriu i fundit që ka takuar Bllakon në Tiranë është Rama në një nga vilat qeveritare në Tiranë. Kjo dëshmon më së miri që afera e inceneratorëve është aferë e një organizate kriminale që fillon nga Rama dhe përfundon te nëpunësit e Bllakos.
Dënimi me 3 vjet burg i Bojken Lakos, një akt i pashembullt, i paprecendent, urrejtje e Ramës ndaj një këngëtari që nuk pranoi t’i thurë këngë brand-it të Milva Konomit, Skënderbuçit të Spiropalit, pothuaj-Zeusit të Bilalit. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë vendim, dëshmi të shndërrimit të drejtësisë në degë ekzekutivi. Hakmarrje primitive e Ramës ndaj një zëri aq të dashur në muzikën shqiptare”.



